Tirana Business Park Sh.p.k.

Tirana Business Park (TBP) është investimi më i madh i drejtpërdrejtë gjerman në fushën imobiliare. Ai ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” brenda një hapësire prej 22 hektarësh. Ky projekt ambicioz me vlerë 100 milionë euro po vihet në zbatim nga Lindner Group i Gjermanisë.

Deri në vitin 2022, do të ndërtohet një numër prej 17 ndërtesash, me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej rreth 176 500 m2 dhe me 3600 hapësira parkimi. TBP është i ndarë në dy hapësira kryesore, Hapësira e Zhvillimit të Projektit (PDA - Project Development Area) dhe Hapësira për Shitje (RA - Resale Area), secila prej tyre me sipërfaqe 110 000 m2. Hapësira e Zhvillimit të Projektit do të jetë e dedikuar për zyra, hapësira shërbimesh, hapësira komerciale, restorante, hapësira magazinimi si dhe hapësira parkimi të brendshme dhe të jashtme; ndërsa Hapësira për Shitje do të zhvillohet sipas kërkesave të klientëve. Përfaqëson një koncept real urbanizmi, arkitekture, peizazhi rrethues, trafiku dhe infrastrukture për një aktivitet biznesi të cilësisë së lartë.

Në TBP arkitektura ekologjike gërshetohet me natyrën, duke i sjellë komunitetit një efekt pozitiv në ekuilibrin mes punës dhe jetës sociale; në të njëjtën kohë, prioritet i lartë u jepet mirëmbajtes dhe hapësirave

Kontakt

Tirana Business Park Sh.p.k.

Rinas Road, Building 07, Core 2, Unit 1
Tirana
Albania